Transport falas për blerje mbi 7,000 LekëNjë moment për veten. Çdo ditë.
Të ndihmojmë?

Menuja e Vitrinna

Shporta jote

Gjërat e vogla që të bëjnë të ndihesh mirë.

Shporta jote është bosh.

Tiranë: 200 L · Qytete të tjera: 250 L.
Transport falas mbi 7000 L.

KryefaqjaDyqani
Flokët

Çfarë është poroziteti i flokut dhe pse është i rëndësishëm?

Ekipi Vitrinna · · 4 min lexim

Poroziteti i flokut – vaj OnlyBio Hair in Balance për porozitet mesatar
Në këtë artikull
  1. Çfarë është poroziteti i flokut?
  2. Poroziteti i flokut: tre llojet
  3. Si ta testosh porozitetin e flokut në shtëpi
  4. Poroziteti i flokut dhe zgjedhja e rutinës
  5. Pse është i rëndësishëm poroziteti i flokut?

Poroziteti i flokut tregon sa lehtë flokët thithin lagështinë dhe sa mirë e mbajnë atë. Ai shpjegon pse një maskë që shoqes i bën flokët të mrekullueshëm, ty mund të t’i rëndojë. Kur e njeh porozitetin tënd, zgjedh produktet më saktë dhe shpenzon më pak për gjëra që nuk funksionojnë. Në këtë artikull shpjegojmë tre llojet, si ta testosh në shtëpi dhe si ta përshtatësh rutinën.

Tre llojet e porozitetit të flokut: i ulët, i mesëm dhe i lartë

Çfarë është poroziteti i flokut?

Çdo fije floku ka një shtresë të jashtme mbrojtëse, kutikulën. Ajo përbëhet nga “luspa” të vogla që mbivendosen si tjegullat e një çatie.

Kur luspat janë të mbyllura fort, uji dhe produktet depërtojnë me vështirësi. Kur janë të hapura, lagështia hyn shpejt, por edhe del shpejt. Kjo shkallë hapjeje është ajo që quajmë porozitet.

Poroziteti ndikohet nga natyra e flokut, por edhe nga ajo që u bëjmë: zbardhja, ngjyrosja, nxehtësia e shpeshtë dhe dielli e rrisin atë me kohë.

Poroziteti i flokut: tre llojet

Porozitet i ulët

Kutikula është e mbyllur dhe e lëmuar. Flokët thahen ngadalë, produktet duket sikur “rrinë sipër” dhe flokët rëndohen lehtë. Shpesh u mungon volumi. Për to funksionojnë produktet e lehta dhe pak ngrohtësi gjatë maskës, që ndihmon depërtimin.

Porozitet i mesëm

Është lloji më i zakonshëm. Flokët marrin dhe mbajnë lagështinë në mënyrë të ekuilibruar, por mund të thahen dhe të “kërcejnë” kur luspat hapen pak. Kërkojnë kujdes të thjeshtë dhe ekuilibër mes proteinave, emolientëve dhe humektantëve.

Porozitet i lartë

Kutikula është e ngritur dhe e hapur. Flokët thahen shumë shpejt, ngatërrohen, thyhen dhe “kërcejnë”. Zakonisht janë flokë të zbardhur, të ngjyrosur ose të stiluar shpesh me nxehtësi. Kanë nevojë për produkte më ushqyese që ndihmojnë të mbyllet lagështia brenda flokut.

Si ta testosh porozitetin e flokut në shtëpi

Nuk të duhet sallon. Dy teste të thjeshta të japin një ide të mirë.

Testi i gotës me ujë

  1. Merr një fije floku të pastër, pa produkte (p.sh. nga krehri pas larjes).
  2. Vendose në një gotë me ujë në temperaturën e dhomës.
  3. Prit 2–4 minuta dhe shiko ku ndodhet.
  • Nëse mbytet shpejt në fund – porozitet i lartë.
  • Nëse qëndron në mes – porozitet i mesëm.
  • Nëse mbetet në sipërfaqe – porozitet i ulët.

Testi i tharjes

Vër re sa shpejt thahen flokët pas larjes, pa fen. Nëse thahen shumë shpejt, ka gjasa për porozitet të lartë. Nëse u duhen orë të tëra, ka gjasa për porozitet të ulët.

KëshillëTestet nuk janë shkencë ekzakte. Bëji të dyja dhe krahasoji me atë që ndien çdo ditë: sa shpejt thahen flokët, sa lehtë rëndohen dhe sa shpesh ngatërrohen.

Poroziteti i flokut dhe zgjedhja e rutinës

Linja OnlyBio Hair in Balance ka vajra të veçanta për secilin lloj porozitetit:

Për balsamin, mendo për ekuilibrin PEH. Flokët me porozitet të lartë shpesh e duan një balsam me emolientë, si Conditioner With Emollients me gjalpë shea, vaj liri dhe avokadoje. Flokët me porozitet të ulët zakonisht preferojnë formula të lehta, si Conditioner With Humectants.

Gjithë gamën e gjen te kategoria vajra dhe locione për flokët dhe te faqja e markës OnlyBio. Më shumë për filozofinë e linjës gjen edhe në faqen zyrtare të OnlyBio.

Pse është i rëndësishëm poroziteti i flokut?

Kur e di porozitetin, ndalon së provuari pa fund. Zgjedh tekstura që i përshtaten flokut, i përdor në sasinë e duhur dhe e kupton më shpejt kur një produkt nuk po funksionon. Poroziteti i flokut nuk është i përjetshëm: me kujdes më të butë dhe më pak nxehtësi, flokët e rinj që rriten mund të jenë më të shëndetshëm se majat e dëmtuara.

  • Bëj testin e gotës dhe testin e tharjes.
  • Zgjidh vajin sipas porozitetit tënd.
  • Përshtate balsamin sipas ekuilibrit PEH.
  • Ul nxehtësinë e fenit dhe të pllakës.
  • Jepi rutinës disa larje para se ta gjykosh.

Nëse flokët e tu janë sidomos të thatë dhe të ashpër, vazhdo me udhëzuesin tonë për kujdesin për flokë të thatë.

Porosit online – pagesë në dorëzim

Gjeje porozitetin tënd dhe zgjidh vajin e duhur OnlyBio. Dërgesa në gjithë Shqipërinë dhe pagesë kur e merr porosinë.

Shiko produktet në dyqan

Nga artikulli

Produktet e përmendura

Të gjitha produktet