Terms & Conditions

Termat & Kushtet

Termat dhe Kushtet e përgjithshme të shitjes të detajuara më poshtë rregullojnë marrëdhënien ndërmjet ‘Përdoruesit’ (më poshtë gjithashtu referuar si ‘Ju’ ose ‘Blerësi’) dhe ‘vitrinnabeauty.al’ (këtu e tutje referuar si ‘Ne’ ‘Website’), që i përkasin kompanisë Vitrinna Beauty Sh.p.k, me numër unik të identifikimit të subjektit NUIS: M21814017M . Ne jemi kompani shitjesh online në Shqipëri dhe jemi të gatshëm t’ju shërbejmë kudo që të ndodheni brenda pak orëve dhe njëkohësisht të sigurojmë çmimet më të mira për pothuajse gjithçka të nevojshme për ju. Të dyja palët i pranojnë këto kushte pa rezerva. Këto kushte të përgjithshme të shitjes janë të vetmet kushte që janë të zbatueshme dhe zëvendësojnë të gjitha kushtet apo marrëveshjet e tjera të shkruara ose jo. Këto Terma dhe Kushte të Shitjes janë të rëndësishme për ju dhe vitrinnabeauty.al pasi ato përdoren për të mbrojtur të drejtat tuaja si klient/ konsumator si dhe të drejtat tona si biznes.

1. Përdorimi i website-it

  • Përdoruesit duhet të pranojnë dhe të respektojnë këto termat dhe kushte para se të përdorin website-in vitrinnabeauty.al.
  • Përdoruesit pranojnë se janë të rritur ose kanë leje të prindërve apo të ligjshme për të përdorur website-in.

2. Çmimet

  • Çmimet e treguara në këtë faqe janë të paraqitura në Lek (ALL) dhe nuk përfshijnë çmimin për dërgesën e produktit. Shpenzimet e dërgimit tregohen qartë dhe faturohen në fund të porosisë, përveç çmimit të produkteve. Ne rezervojmë të drejtën për të modifikuar çmimet tona në çdo moment, por  në asnjë rast nuk do të ketë ndryshime çmimesh pas plotësimit të porosisë nga ana juaj.  Çmimi që do të shfaqet në faqen e internetit pasi ju te keni plotësuar dhe konfirmuar porosinë, do të jetë çmimi final dhe shuma e vetme që ju do të detyroheni të paguani në momentin e marrjes në dorëzim të produktit.

3. Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale

  • Detajet dhe të dhënat tuaja personale që na jepni janë thelbësore për përpunimin dhe dërgimin e porosive tuaja, kryerjen e shërbimeve nga ana jonë në mënyrë sa më profesionale dhe efikase, si dhe për faturimin, prandaj mosdhënia e këtyre të dhënave do të rezultojë në anulimin e porosisë suaj. Duke u regjistruar në Website, ju pranoni të na jepni informacione të të vërteta dhe të sakta si dhe pranoni përpunimin e të dhënave personale nga ana jonë.
  • Ju keni të drejtën e përhershme për të aksesuar dhe korrigjuar të gjithë informacionin që ju intereson, në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare të vendit. Ju mundeni në çdo kohë të bëni kërkesë te vitrinnabeauty.al për të gjetur se çfarë informacioni personal ne mbajmë në lidhje me ju. Ju mundeni në çdo kohë, dhe sipas kërkesës tuaj, të modifikoni këtë informacion. Ne do të ruajmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
  • Cookies regjistrojnë disa informacione të cilat ruhen në hard drive tuaj. Ky informacion na mundëson të gjenerojmë statistika në bazë të të dhënave nga vizitorët në faqen tonë dhe të sugjerojmë produkte që mund t’ju interesojnë sipas artikujve që keni zgjedhur kur keni vizituar më parë faqen vitrinnabeauty.al. Cookies nuk përmbajnë asnjë informacion konfidencial në lidhje me ju.

4. Lidhjet me website-et e treta

  • Disa përmbajtje, produkte dhe shërbime të disponueshme përmes shërbimit tonë mund të përfshijnë materiale/informacione nga palë të treta. Lidhjet e palëve të treta në këtë faqe mund t’ju drejtojnë tek faqet e internetit të palëve të treta që nuk janë të lidhur me ne. Ne nuk jemi përgjegjës për të shqyrtuar ose vlerësuar përmbajtjen ose saktësinë e tyre, dhe ne nuk garantojmë dhe nuk do të kemi përgjegjësi për ndonjë material ose faqe internet të palëve të treta, ose për ndonjë material, produkt ose shërbim të palëve të treta.
  • Ne nuk jemi përgjegjës për ndonjë dëm ose dëmtime që lidhet me blerjen ose përdorimin e mallrave, shërbimeve, burimeve, përmbajtjes ose ndonjë transaksion tjetër të bërë në lidhje me ndonjë faqe në internet të palëve të treta. Ju lutemi rishikoni me kujdes politikat dhe praktikat e palëve të treta dhe sigurohuni t’i kuptoni ato para se të përfshiheni në ndonjë transaksion. Ankesat, pretendimet, shqetësimet ose pyetjet në lidhje me produktet e palëve të treta duhet t’i drejtohen palës së tretë.

5. Detyrimet

  • Ju, me përdorimin e kësaj faqeje, nënkuptoni që jeni dakort me kushtet tona dhe i pranoni ato në momentin që bëni një blerje. Ne gjithashtu jemi të detyruar të respektojmë çdo premtim dhe shërbim që publikojmë në faqen tonë www.vitrinna.al

6. Informacioni rreth produktit

  • Vitrinnabeauty.al tregon shumë kujdes kur vendos informacionin, përshkrimet dhe imazhet e produktit në internet, por nuk mban përgjegjësi për ndonjë gabim ose lapsus të ndonjë informacioni të dhënë.
  • Ndonjëherë mund të ketë informacion në faqen tonë ose në Shërbim që përmban gabime tipografike, pasaktësi ose lëshime që mund të lidhen me përshkrimet e produkteve, çmimet, promovimet, ofertat, tarifat e transportit të produkteve, oraret e tranzitit dhe disponueshmërinë. Ne rezervojmë të drejtën të korrigjojmë gabime, pasaktësi ose lëshime, dhe të ndryshojmë apo përditësojmë informacionin ose të anullojmë porositë nëse ndonjë informacion në Shërbim, apo në ndonjë faqe të ngjashme është i pasaktë, në çdo kohë, pa njoftim paraprak (përfshirë edhe pasi të keni paraqitur porosinë tuaj).